Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi konfirmohet nga ky i fundit, me një shënim në platformën sociale “X”.
Ai ka falënderuar Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për mbështetjen e ofruar për popullin e Ukrainës.
Në shënimin e tij, Zelensky thekson se kanë biseduar për shumë tema dhe projekte të përbashkëta si dhe ka theksuar se në tryezën e bisedimeve të mundshme për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, duhet të jetë me patjetër dhe Evropa.
“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë.
Ne diskutuam shumë tema, projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve”, shkruan presidenti i Ukrainës, Zelensky.