Kryeministri Edi Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka pasur mbështetjen më të madhe të PS. Në “sy më sy”, Rama u ndal edhe tek çështja e 21 janarit, duke thënë se e vetmja gjë që mund të bëhej ishte krijimi i një drejtësie të pavarur. Po ashtu theksoi se Pavarësia është e mjaftueshme për të trajtuar çështjen e 21 janarit në mënyrë të drejtë.
“Jetojmë në demokraci dhe pushtetet janë të ndara, nuk arreston qeveria, partia apo politika. Pavarësisht se në raste të caktuara arrestimet që bën drejtësia mund të mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur në një fazë të re të drejtësisë tonë. Pavarësisht se bufi kënetës me prokurorët e vet, futi në burg Fatos Nanon. Kjo ka marrë fund. Pra këto historitë keni frikë janë qesharake dhe këtu është vetëm çështje drejtësie. Këto punë i di vetëm drejtësia. 21 janari, çfarë mund të bënin ne? Vetëm reformën në drejtësi. Sepse një drejtësi e kapur nuk bën dot drejtësi për 21 janarin.