Mëngjesin e sotëm rrethi i Krujës, nga Thumana deri në afërsi të Vorës, është zgjuar e mbuluar nga mjegulla.
Dendësia e mjegullës është mjaft e madhe dhe shikueshmëria nuk është me shumë se pak metra dhe mjaft e turbullt.
Të gjithë shoferët që udhëtojnë nga veriu për në Rinas, Tiranë apo diku tjetër dhe anasjelltas duhet të tregojnë kujdes.
Në aeroportin e Rinasit janë raportuar probleme, ku disa avionë kanë hasur vështirësi për t’u ulur në pistë.















