Protesta para Bashkisë së Tiranës, mollë e tymuese drejt hyrjes së godinës. Ja cfarë po ndodh

Ka nisur protesta para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen 5D.

Qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Belind Këlliçi.

Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn