Pse po ikin figura të rëndësishme nga RTSH? Largohet nga Këshilli Drejtues Ndriçim Xhepa.Aktori jep dorëheqjen, ende nuk dihet arsyea.

Vetëm një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Burime për Top Channel e kanë konfirmuar lajmin, por ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim vetëm pak kohë pasi u zgjodh me shumicë votash në parlament.

Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn