Punimet e Kuvendit, “shfaqja teatrale ” e përjavshme që luhet në pak minuta

Ishte e paralajmëruar që nuk do të jetë një seancë e qetë e madje do të ishte njësoj sic po ndodh prej disa muajsh.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit ndërsa drejtuesja e seancës Ermonela Felaj hidhte në votim ligjet që ishin parashikuar në rendin e ditës së kësaj seance. Gjithcka zgjati vetëm pak minuta.

Parlamenti voton ligje, shqiptarët nuk e kuptojnë për cfarë votohet, maxhoranca voton në unanimitet pa pasur kohë as të lexojë cfarë voton ndërsa opozita bllokon, sigurisht askush  nuk lexon apo kupton cfarë ndodh në ato pak minuta.  

I vetmi ndryshim kësaj  radhe në aksionin opozitar në Kuvend, rezulton të jetë se disa nga opozitarët  shfaqen të pashqetësuar me cfarë po ndodh, duke u mjaftuar me prezencën e tyre  sa të mbaroje  “teatri” i përjavshëm.

Pamjet janë  fiksuar nga LSA, ku disa deputetë të opozitës u bënë bashkë para foltores së Kuvendit, ndërsa disa të tjerë qëndruan të ulur.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn