Disa ditë pasi punonjësit e Bashkisë së Shkodrës kanë denoncuar largimin masiv të tyre duke i cilësuar si largime politike, kanë reaguar edhe këshilltaret opozitar në këtë bashki.
Këshilltarët e djathtë I kanë kërkuar kryebashkiakut socialist të bëjë transparencë për këto vendime pushimi nga puna të punonjësve.
Në një deklaratë për mediat këshilltarët i bëjnë thirrje Becit qe të bëjë publike strukturën e re të bashkisë Shkodër.
Benet Beci ka shërbyer përpara vitit 2013 si drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (me qeverinë e Sali Berishës), më pas Administrator i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Në vitin 2021 u zgjodh deputet i PS në Qarkun e Shkodrës ndërsa e dorëzoi këtë mandat për të fituar përballë Bardh Spahisë për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.















