Opozita po proteston sërish sot para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë në dyshime për korrupsion.
Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të godinës së Bashkisë.
Përveç molotivit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë e mollë drejt Bashkisë.















