Zbulohet një qendër masazhesh në Tiranë që ishte kthyer në ‘folezë’ prostitucioni. Në kuadër të operacionit të koduar “Fusion”, pas hekurave ra menaxheria dhe një punonjëse, ndërsa u shpall në kërkim administratori i këtij biznesi.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshmshe, operacioni policor i koduar “Fusion”. Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari. Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”.
Si rezultat i tij:
▪️u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).
▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;















