Qeveria “liron dorën”, shpërblim për administratën publike në fundvit? Ja cfarë parashikon Akti Normativ për rishikimin e buxhetit …

Ministri i Financave, Petrit Malaj në një konferencë për mediat mërkurën bëri me dije se në fund të këtij viti do të ketë një rishikim të buxhetit. Akti Normativ pritet të miratohet këtë javë nga Qeveria Shqiptare.

Ai theksoi se ky akt normativ është i rëndësishëm për shkak se do të bëhet një vlerësim i ecurisë së ekonomisë.

Ndër të tjera, ai u shpreh se me aktin normativ do të përcaktohet edhe bonusi i pranverës për pensionistët, bonus të cilin më herët e lajmëroi kryeministri Edi Rama.

“Sa i përket rishikimit të buxhetit pritet që të ndodhë gjatë fundit të vitit. Ky është një akt shumë i rëndësishëm pasi do të duhet të bëjmë edhe një vlerësim të ecurisë ekonomike. Gjithashtu në këtë akt normativ do të përcaktojmë edhe bonusin e pranverës për pensionistët”, tha ministri i Financave, teksa më tej u pyet nga gazetarët sa i përket dhe shpërblimit për administratën.

Me rishikimin e buxhetit, sipas asaj që ministri tha pritet që të përcaktohet dhe një shpërblim për fundvit edhe për administratën publike. Por, theksojmë lidhur me këtë shpërblim janë akoma në “fazë vlerësimi”.

Kujtojmë, se vitin që lamë pas administrata nuk mori shpërblim për fundvit. Këshilli i Ministrave përmes një vendimi parashikoi ndalimin e përdorimit të fondit të posaçëm rezervë të institucioneve ku parashikohej edhe organizimi i aktivitetet kulturore apo i shpërblimeve.

“9. Përjashtimisht, për vitin 2023, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, specifikohet një vit më parë në vendimin e Këshillit të Ministrave.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn