Rama në shkollën profesionale në Rrëshen,  batuta që shkëmbeu me Dom Gjergj Metën: Kur  vijmë ne,bien këmbanat/ I pranishem në takim kryebashkiaku  demokrat Albert Melyshi

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Rrëshen, në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri-Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra.

Teksa ka inspektuar të gjitha kurset, Rama ka bashkëbiseduar dhe me Dom Gjergj Metën.

“Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë; aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, dhe bien kambanat.”, tha Rama.

Gjatë pritjes së kryeministrit ishte dhe kryetari i Bashkisë Mirditë  Albert Melyshi, i cili fitoi zgjedhjet me 14 maj përballë kandidatit të PS Ndrec Dedaj. Kryetari i ri i Bashkise se Mirdites qe ne momentin qe mori mandatin nga Mirditoret i ka shtrire doren e bashkepunimit kryeministrit dhe Qeverise per te vijuar me projektet zhvillimore ne Mirdite per mirditoret.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn