Rama “sulmon” SPAK, reagon KLP dhe kërkon respektimin e pavarësisë së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit profesional të prokurorëve.

KLP thekson mbështetjen e saj ndaj institucionit të prokurorisë për ushtrimin e detyrave në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me ligjin. “Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës,” thuhet në deklaratë.

Këshilli u bën thirrje të gjithë aktorëve të respektojnë pavarësinë e prokurorëve dhe të shmangin çdo lloj ndikimi të jashtëm që mund të cenojë integritetin e tyre. Sipas KLP-së, besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe garantimi i një sistemi ligjor të drejtë e transparent varen nga mbrojtja e këtyre parimeve.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, u shpreh KLP.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn