Cifti i BBV3 Ilnisa-Meriton duket se nuk ka marrë “bekimin” e dy familjeve. Që familja e Meritonit është kundër u kuptua ditën kur vëllai i Meritonit pas një surprize në “Big Brother VIP”, refuzoi të takonte Ilnisën, duke shtuar se raportin e tyre e sheh në kuadër të lojës dhe asgjë më shumë por edhe familja e Ilnisës duket se nuk është dakort për këtë lidhje.
Familjarët e Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit janë kundër lidhjes së tyre në “BBV”, të paktën këtë po tregojnë me veprimet e tyre.
Në Instagram-in e Ilnisës shihet se asnjë foto e saj krah Meritonit nuk është publikuar, madje as nga dasma. Ata as nuk e ndjekin llogarinë e Meritonit.
E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në Instagram-in e Meritonit ku mungojnë fotot me Ilnisën .