Rekord botëror, Qeveria dredh zinxhirin 12 vjet, shqiptarët e votojnë 3 mandate për të “palluar”veten.Nga Klodian Tomorri

Dredhja e zinxhirit

Plani per zgjerimin e superstrades Tirane Durres dhe kthimin e saj ne autostrade me korsi me te gjera dhe dy te tjeta shtese eshte ideuar qe ne vitin 2013.

Cfare bene keta?

I futen njehere dy rreshta me palma anes rruges. Pastaj kur u thane palmat i futen pisha. Kostoja e pishave 6 mije euro copa.

Tani kane tenderuar 3 kilometra sa per sy e faqe dhe me keto ritme kismet nga 2040-a edhe e mbarojne.

I gjithe veriu i Shqiperise eshte ne kaps prej shume vitesh. Ne vere shnderrohet ne nje makth te tmerrshem.

Cfare bene keta?

Refuzuan financimin e BE-se se gjasme donatoret kane procedura burokratike dhe vonojne projektet. Zgjodhen te benin koncesion me Nuen, i cili e mbajti rrugen 5 vjet peng dhe si perfundim nuk gjeti dot parate.

Dy akse te tjera nga Rrogozhina ne Fier i kane shpallur fituesit e tenderave para dy vitesh, por akoma nuk kane nenshkruar kontratat.

Jave per jave del ministrja e infrastruktures dhe thote shume shpejt do te firmosim kontratat dhe do tenderojme Milot-Balldrene dhe pastaj Balldrene-Murriqan. Ka dy vjet qe e shtyn keshtu zonja ministre.

Me shume gjasa te katra keto akse nuk kane per te perfunduar as ne dekaden e ardhshme dhe ndoshta do mbahen peng sepse ata qe i kane marre me koncesion s’kane para t’i bejne.

I vetmi qe e beri rrugen ishte Generi. Thumane-Kashar do i jape zgjidhje trafikun nga Kosova ne Durres, por pjesa tjeter e veriut do perballet me trafik edhe me te renduar. Ti del me shpejtesi nga Tirana ne Milot dhe pastaj perplasesh ne hinken e Lezhes.

Te gjitha akset qe te cojne ne bregdetin e Shqiperise nga Konispoli ne Shkoder jane ne kaps. Por ky numeron turistet cdo dite.

Unaza e Tiranes ka 15 vjet qe ndertohet. Eshte gjithsej 23 kilometer rruge.

Bypassi i Tiranes vazhdon te mbetet enderr. Por edhe ketu duhet bere durim.

Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote ku nje qeveri ja del te dredhe zinxhirin prej 12 vjetesh, pa bere asnje veper te madhe publike. Ndersa shqiptaret jane populli i vetem ne bote qe votojne 3 mandate rresht per te palluar veten.

P.s
Respekt per te gjithe heronjte qe sot udhetuan drejt detit dhe preken ne vete te pare infrastrukturen spektakolare te turizmit. Ishallah kane patur bidona me vete ne makine se do shpertheje epidemi prostate ne vend.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn