Rivalja  e Trump, Nikki Haley kërkon mbrojtje nga Shërbimit Sekret

Haley: Siguria shtesë më duhet për “arsye të shumëfishta”.

Në garë me Trump për të qenë kandidatja e Republikanëve për “Presidencialet”,

Nikki Haley, konkurrentja e fundit e madhe e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar edhe zyrtarisht mbrojtje prej Shërbimit Sekret.

Ajo i ka thënë gazetës amerikane Wall Street Journal se siguria shtesë është e nevojshme për “arsye të shumëfishta”.

“Nuk do të mund të më ndalohet të bëj atë që dua të bëj”, i ka thënë ajo gazetës.

Haleyt, e cila në sondazhe del më poshtë në renditje sesa  Donald Trump, i është kërkuar nga ish-presidenti që t’i japë fund garës dhe të bashkohet partia kundër demokratit, Joe Biden.

Haley, ka mbajtur poste të larta në administratën Amerikane nga ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, dhe ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, është nën mbrojtje derisa bën fushatë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn