Për të tretin vit radhazi, Arbër Hajdarin e shohim në rolin e opinionistit në spektaklin televiziv “BBVA3″. Gjatë ditës së sotme ai ishte i ftuar në “Wake Up”, ku ka vecuar faktin se angazhimi në këtë spektakël është shumë i vështirë,pasi nuki të lë kohë fare për veten
E tani që është bërë edhe baba i një vajze, Arbri thotë se ka patur një lloj tundimi për të qenë pjesë në program’.
Hajdari shprehet se bashkëshortja e tij dhe vajza në këto momente kanë shumë nevojë për prezencën e tij në shtëpi. Madje tregon se pas spektaklit, vajza e vogël e pret gjithmonë zgjuar.
“Angazhimi në ‘Big Brother VIP 3’ është goxha e vështirë, kërkon që pjesë të mirë të kohës t’ja dedikosh këtij programi jo vetëm kur je në transmetim, por dhe jashtë tij, për të ndjekur situatat, dinamikat, sidomos në këtë Big që 23 ditë më duken si 3 ditë për shkak të dinamikave dhe debateve.