Roza Lati ka rrëfyer e përlotur fëmijërinë e saj të trishtë, si dhe vuajtjet që ajo dhe nëna e saj, Roza Lati kanë kaluar kur Roza ishte vetëm një fëmijë.
Moderatorja ka rrëfyer raportet me babain, i cili shpesh herë ka qenë i dhunshëm, jo vetëm me nënën, por edhe me të, pasi siç tregoi ajo, tumori e bënte agresiv pa e kuptuar.
Por pavarësisht kësaj, Roza e thotë me krenari se është vajza e Krista Latit dhe Roza Latit.
“Jam fëmija i Rita Latit, aktores së estradës dhe i Kristo Latit. Rita ka qenë në presionin e paragjykimeve derisa njohu babin tim. Ai njohu Ritën time dhe e pa që Rita nuk ishte ashtu sic paragjykohej dhe u martua me dashuri, e deshën njëri tjetrin. Isha një fëmijë që jam rritur me nënën artiste që e donin të gjithë, e ndalonin në rrugë dhe i merrnin autografe, nga ana tjetër në shpi kishte shumë ulërima, sherre dhe dhunë. Gjaku i mamit nëpër mure.
Babi im kur ka qenë 19 vjec është hedhur nga shkëmbinjtë e Dhermiut në det. Aty është përplasur me kokë nëpër shkëmbinj. Atëherë nuk ka pasur aparatura që të shikonin se atij i kishte plasur një venë në tru. Me kalimin e kohës ajo vena iu bë tumor. Tumori në kokë u bë agresiv. Mami ishte në Amerike për xhirime. Kur vjen sjell një video që shihje videokasetat. Unë kur kam qenë e vogël i rrija televizorit afër dhe e shikoja. Mbaj mend që babait nuk po i punonte. I shkoj dhe i them: o ba mos duhet shtypur kjo. Mbaj mend më ka ngritur në ajër dhe më ka plasur në tokë në cepin tjetër. U çova, u ula në divan dhe nuk u ndjeva. Thjesht kisha ngrirë. Nuk reagoi asnjë, sepse kishin frikë. Rita kuptoi se kishte ardhur në një masë që nuk durohej më. Unë kur dëgjoja zilen e bicikletës së babait që vinte, mblidhja arushat dhe futesha poshtë krevatit. Nëna ime ka duruar një bashkëjetesë vetëm për arsye të opinionit.
Kauza ime është ti kujtoj të gjitha grave, çohu dhe ik, merre fëmijën dhe ik. Fëmija do të bëhet grua, burrë, do bëhet mal ku ti do mbështesësh kokën. Që babin mos ta linim vetëm të mos pleqëronte, se nuk e dinim sa do e kishte jetën, e njohëm me një nuse, shkodrane, me të cilin bëri një djalë, që është vëllai im nga babi. Ai është 10 vjet më i vogël se mua. Mbaj mend, babi ma sillte te shkolla që unë të afrohesha me të. Bën shumë për mua. Ka një sens humori, pa të nuk bëj dot”, tregoi Roza Lati.