“Rrezatoje vetëm mirësi”, i jepet sot lamtumira e fundit 19 vjeçarit që u vra pas sherrit mes të rinjve në Fier

Familjarët dhe të afërmit i jepin sot lamtumirën e fundit, Grei Bihucit, i cili humbi jetën dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit të Fierit.

19-vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.

I ndjeri Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi i rëndë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn