Xhaxhai i 15-vjeçarit në Maliq, i cili u plagos sot nga babai i tij me thikë ka folur për mediat, duke thënë se babë e bir ishin konfliktuar për telefonin, pasi i mituri kalonte shumë kohë në rrjetin social Tik Tok.
“Unë e kam nip, sot më lajmëruan kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte tik tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëjë unë i shkreti”, tha xhaxhai për mediat.
Ndërkohë më herët Shpëtim Çuka, babai që plagosi të birin, rrëfeu versionin e tij të ngjarjes.
Ai u shpreh se sherri me të birin nisi pasi ai nuk donte të shkonte në shkollë dhe rrinte në telefon.