Rritja e pagave/1800 euro rritje page për gjyqtarët e shkallës së parë dhe 2000 euro për apelin, Rama tone të ashpra ndaj gjyqtarëve

Kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t’u kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro, para nga taksat e shqiptarëve.

Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur.

Rama shtoi se me pagat aktuale, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Kushtetuesja, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së tyre, kur u ballafaquan me Kushtetuesen, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, nuk kam qëllim dhe dëshirë për të bërë polemikë, por ja si flet: “Unë jam gjyqtar karriere, thotë, kuptoj nga jeta shoqërore.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn