RTSH i kthehet normalitetit, drejtoresha Polo stabilizon situatën e largimeve nga puna

Radio Televizioni Publik Shqiptar duket se po i kthehet normalitetit të funksionimit të tij. 

Gjithë  zhurma( për të cilën duhet thënë se ishte e përligjur ) për largimet nga puna të punonjësve  të RTSH nga drejtori i dorëhequr tashmë Alfred Peza, duket se me komandimin e zonjës Aurora Polo në krye të RTSH situata ka marrë një tjetër rrjedhë. Rasti më tipik ishte ai i gruas së babait të Alketa Vejsiut të cilën Alfred Peza e shkarkoi nga puna në kohën që ajo kërkoi leje për tu kujdesur për bashkëshortin e saj ( sipas një reagimi të Vejsiut në rrjetet sociale) i cili ndërroi jetë pak muaj më vonë.

Burime pranë RTSH i thanë paprotokoll.com se zonja në fjalë është kthyer në punë. Po ashtu mësohet se me ardhjen ne krye të RTSH zonja Polo ka kërkuar që të larguarit prej një viti i gjysmë më parë të rikthehen në punë, ndoshta jo në pozicionet që kanë qenë por në pozicione paralele pasi aty gjatë vitit të fundit janë  bërë emërime të tjera.

Të larguarit që duan të kthehen në RTSH duhet të heqin dorë nga proceset gjyqësore. Gjithashtu mësohet se shumë nga të larguarit nuk e kanë pranuar ofertën por kanë preferuar ta ndjekin cështjen në gjykatë, pasi gjatë ketij viti janë rropatur nëpër dyert e mediave private në vend duke kërkuar punë.

Gjatë raportimit në Komisionin e Medias disa muaj më parë kreu i Këshillit Kombëtar në Rtsh Leka Bungo tha se fatura financiare për dëmshperblimin e të larguarëve është shumë e lartë.

Të njëjtat burime thonë se tashmë televizioni i është kthyer normalitetit dhe funksionit që ka për informimin e publikut duke nisur punë edhe programacioni përkatës. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn