Dy vite pasi njoftoi divorcin me partnerin e saj, ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari duket se ka rigjetur dashurinë. Ka qenë vetë Rudina Hajdari, e cila ka publikuar një foto duke treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri.
E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: E bekuar.
Kujtojmë se Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn dy vite më parë, me të cilin ishte njohur në New York në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.
Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë.
Po ashtu, Rudina Hajdari dhe Muçjon Demiraj, janë edhe prindër të një vajze, Sihana 9 vjeçe.