Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli një mesazh për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.
“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”,- shkruan Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.
Kreu i shtetit i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.















