Një shtetas francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Butrinti” në Sarandë.
Sipas policisë 28-vjeçari, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu ka ndërruar jetë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.