Së shpejti marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për ekstradimet, Balla: Ja ndryshimet në Ligjin për Policinë e Shtetit!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka thënë në një komunikim për mediat, se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshojë, me qëllim garantimin e meritokracisë.

Balla u shpreh se policia duhet t’u përgjigjet kërkesave të publikut dhe të shndërrohet në një institucion të besuar.

Ministri tha me stë tjerash se po punohet ngushtësisht me Emiratet e Bashkuara Arabe për të finalizuar një marrëveshje ekstradimi.

“Ligji i ri i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe eksperiencave më të mira, duhet të garantojë një Polici Shteti, e cila duhet t’i përgjigjet kërkesave të publikut në qasjen tonë për ta shndërruar Policinë si në institucionin më të besuar të Policisë në vend.

Është një ligj, i cili për sa i përket numrit të neneve dhe ndryshimeve është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për t’iu nënshtruar konsultimeve publike.

Është e nevojshme të rregullojmë qasjen e Policisë, për të parandaluar çdo lloj qasje edhe komunikimi të papërshtatshëm, me qëllim që  garantojmë se ushtrimi në funksionin tyre duhet të garantojnë punë me integritet të lartë, dhe që garantojnë sukses dhe besueshmëri”, deklaroi Balla.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn