Shokon producenti i Selena Gomez: Këngëtarja po del me Benny Blanco për bamirësi.

Fillimi i romancës mes Selena Gomez dhe Benny Blanco bëri bujë pasi ky i fundit nuk është personazhi i famshëm më tërheqës.

Ai madje së fundmi ka bërë shaka për këtë cilësi dhe ka pranuar se këngëtarja bukuroshe po “bën bamirësi” duke qenë me të, nisur nga pamja e tij fizike.

Romanca nisi në fund të vitit 2023, kur Selena Gomez konfirmoi se pas vitesh beqare, ajo gjeti sërish dashurinë pasi filloi një lidhje me Benny Blanco, i cili më parë kishte punuar me këngëtarin.

Mirëpo, romanca nuk i ka kënaqur fansat e këngëtares, pikërisht sepse fiziku i Blanco-s nuk krahasohet me bukurinë e këngëtares.

Mirëpo producenti i merr me humor këto kritika dhe madje i kupton: “Ajo po bën bamirësi me mua, është çmenduri”, megjithatë tha gjithashtu se e kupton që fansat e Selenës e urrejnë për pamjen e tij fizike.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn