Shpalli Berishën “ non grata”, DASH: Antony J. Blinken të mërkurën vjen në Tiranë.

Sekretari Amerikan i Shtetit ka të planifikuar takime vetëm me kryeministrin Edi Rama  dhe me kreun e SPAK Altin Dumani.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zbarkojë këtë javë në Tiranë. Njoftimi për vizitën e tij u bë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe bëhet me dije se do të vizitojë Tiranën këtë të mërkurë me datën 14 shkurt.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare DASH

Sekretari Amerikan I  shtetit  Antony J. Blinken  në  maj të vitit 2021  , shpalli Sali Berishën  ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme.  Vendimi I BGlinken u bë public vetëm një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Shqipëri, ku opozita i humbi këto zgjedhje duke  bërë që Edi Rama të fitojë  mandatin e tretë ,

Kjo është vizita e parë Sekretarit Amerikan Blinken në Shqipëri. Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH. Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare, pasi më parë në Tiranë kanë shkelur James Baker, Madeleine Albright, Collin Pëell, Hillary Clinton dhe John Kerry.

Mësohet se në agjendën e  takimeve Sekretari Amerikan i Shtetit ka të planifikuar takime vetëm me kryeministrin Edi Rama  dhe me kreun e SPAK Altin Dumani.

 Aktulaisht Sali Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA , është nën masën e  sigurisë arrest shtëpie për akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij pë aferën partizani.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn