Shpërthen Edi Paloka: Edhe Ramës si diktatorëve të historisë do ti vijë erë shumë shpejt ….

Kanë nisur me tensione punimet  e seancës plenare, ndërsa gjuha e përdorur ka tejkaluar etikën e komunikimit.

Deputeti i Rithemelimit Edi Paloka, në fjalën e tij  në foltoren e Kuvendit, u shpreh se fundi i kryeministrit Edi Rama, do të jetë ai i diktatorëve.

Deputeti opozitar tha: Në -91 isha në grevë. Nga një televizor ndiqnim cbëhej në Tiranë.Më tej erdhën qytetarët që kishin tërhequr diktatorin zvarrë, doja të bëja foto me copat e diktatorit. Nuk arrita sepse i kishin copëtuar dhe i kishin përmjerë dhe qelbte erë.

Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë. Edhe ju që i shkoni pas mendoni fundin që do t’i vijë.

Zonja Nikolla, ky nuk është Parlament. Vetëm pamja flet boll për ata që duan të shohin e të dëgjojnë. Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni në rrugën tuaj, e keni gabim.

Diktatorët një fund kanë. Lërini që shefin tuaj ta mbulojë shurra, mos i shkoni pas.

Deputetët e opozitës nisin ‘aksionin’, lyejnë me miell punonjësit e Gardës. Ishte deputeti Flamur Noka ai që iu hodhi miell punonjësve. Madje përfundoi dhe vetë duke u bërë me miell.

Deputetët e opozitës tentojnë të bllokojnë seancën duke krijuar një situatë kaotike me zhurmues.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikkolla ka lexuar rendin e ditës, deputeti Dashnor Sula ka bërtitur” Hajdutë!”

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn