Shtyhet sërish vendimi per Sali Berishën e Jamarbër Malltezin/Kishin kërkuar revokim të masës arrest shtëpie

Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi, ku do të shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë.

Mësohet se seanca do të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.

Avokatet kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe në të njëjtën kohë depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Berisha dhe Malltezi akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn