Shtyhet vendimi per kerkesen e Sali Berishes per masen e arrestit. Mungoi gjyqtarja Irena Gjoka

Seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, qe kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”, është shtyrë nga GJKKO.

Shkak i shtyrjes ishte mungesa e gjyqtares Irena Gjoka.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të 2023, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.

Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn