Ditën e djeshme, në një intervistë për “Pardon My French”, ish-banorja e “BBVIP”, Arta Kabashi konfirmoi atë që i kishte thënë Meriton Mjekiqit gjatë qëndrimit në reality show, teksa në lidhje me një histori dashurie jashtë tha: “Po, jam kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet, pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk është nga bota e muzikës.”
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/02/artush-1024x1024.jpeg)
Megjithatë, Arta nënkuptoi po ashtu se kjo lidhje nuk vazhdon më, ndërsa sot, sipas mediave në Kosovë, personazhi publik që ajo ka një lidhje është aktori Blerim Destani, me të cilin sipas tyre ka një histori që vazhdon prej disa kohësh.
Sigurisht, edhe ky lajm i sotëm u përhap me shpejtësi, gjithsesi ka qenë vetë Arta që e ka hedhur poshtë, teksa nëpërmjet një postimi në Instagram e quan “fake news”, jo vetëm lidhjen me aktorin, por edhe faktin që është e dashuruar, duke thënë se është single.