”Skifteri” i Tiranës bie në prangat e policisë. U dokumentuan 6 grabitje, motora, çanta dhe…

Komisariati i Policisë Nr. 3, në Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Dokumentohen me prova ligjore 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 21-vjeçar.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn