SPAK nis procedim penal dhe hetim pasuror për kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe familjen e tij

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK) ka regjistruuar dhe filluar procedimin penal ndaj Kryetarit të Bashkisë Tirane Erion Veliaj . Sipas shkresës që disponon syri.net thuhet se SPAK me regjistrimin e këtij procedimi penal, Veliaj duhet të vendosë në dispozicion të gjitha lëvizjet/ transaksionet bankare të kryebashkiakut të Tiranës.

Në shkresën e SPAK kërkohet që ky informacion të jepet i plote për të gjitha transaksionet brenda dhe jashtë vendit. Informacioni kërkohet të jepet i plotë dhe i dokumentuar.

Informacioni i kërkuar nga SPAK për kryetarin e Bashkisë përfshin edhe familjarët e tij, bashkëshorten Ajola Xoxa, vëllain Arbër Veliaj dhe mamaja Shqiponjë Veliaj.

Kjo, me sa duket është lëvizja e radhës e SPAK në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës për “kolegun” në krye të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn