Barazim 1-1 në kohën e rregullt të Spanjë-Gjermani, me çerekfinalen e zjarrtë që ka shkuar në minutat shtesë.Dani Olmo kaloi iberikët në avantazh sapo nisi pjesa e dytë, por gjermanët nuk dorëzohen kurrë.Dhe arritën të barazonin e evitonin eliminimit falë golit të Florian Wirtz një minutë përpara fundit. Talenti i Bayer Leverkusen erdhi nga stoli dhe realizoi një gol shumë të rëndësishëm për ekipin e Nagelsmann.
SPANJË-GJERMANI 2-1 (Dani Olmo 51′, Merino 119′ / Wirtz 89′)
Lojtari më i mirë i sfidës nga UEFA u zgjodh Olmo, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi te goli i dytë. Kujtojmë që futbollisti që aktivizohet te Lajpcig, u aktivizua nga stoli në minutën e 8-të, duke zënë vendin e të dëmtuarit Pedri.