100 milion euro dëme në koncesionin e sterilizimit, është pretendimi I SPAK cështje për të cilën prej disa kohësh ka nisur hetimet.kjo vlerë monetae pretendohet se është përfituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 1 muaj e gjysmë zgjatjen e afatit të paraburgimit për Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të katërt të arrestuar për koncesionin e sterilizimit. SPAK kishte kërkuar 3 muaj, por GJKKO e pranoi pjesërisht kërkesën.
Sterilizimi, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj! 2 kompani, aksione e llogari bankare me vlerë 295 mijë euro
Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 1 muaj e gjysmë zgjatjen e afatit të paraburgimit për ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, të katërt të arrestuar për koncesionin e sterilizimit.
GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar zgjatjen e afatit të paraburgimit me 3 muaj. Konkretisht paraburgimi do të zgjatet nga data 17.02.2024 deri në datën 01.04.2024.
Një ditë më parë, SPAK i sekuestroi pasuritë biznesmenit Ilir Rrapaj. Bëhet fjalë për 2 kompani, 40% të aksione në një shoqëri tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:
1) Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2) Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 17.02.2024 deri në datën 01.04.2024.
3) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.















