Wissam Ben Yedder do të largohet nga Monaco pas disa vitesh qëndrimi dhe klubi nga Principata ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit. Sipas asaj që raporton L’equipe, një nga alternativat e këtij klubi është Armando Broja, sulmuesi shqiptar i cili luajti te Fulham, por që kartoni i tij zotërohet nga Chelsea.
Aftësitë e Brojës duken të përshtatshme për mënyrën e lojës së Monacos, me këta të fundit që janë të gatshëm të hyjnë në bisedime me Blutë e Londrës. Chelsea është dakord për largimin e futbollistit, por do të donte që të fitonte sa më shumë para nga shitja e yllit kuqezi. Për Brojën kalimi në Francë do të ishte i mirëpritur, aq më tepër që Monaco do të luajë në Champions League për sezonin që vjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.