Takim me diasporë, Rama takim me shqiptarët e Italisë më 13 prill

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Milano një takim me shqiptarët e Italisë më datën 13 prill. Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 15:00 në Milano.

Përmes një postimi në Facebook, Rama njofton edhe detajet e takimit si dhe adresën ku do të zhvillohet.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 prill 2025, 15:00

Centro Congressi, MalpensaFiere, Via XI settembre 16, Busto Arsizio (VA)”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë se më 11 prill nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn