Në natën e parë të audicioneve të “X Factor Albania 6” në Tv Klan, Kiseida, një konkurrente nga sezoni i kaluar, u rikthye me një vendosmëri të palëkundur për të realizuar ëndrrën e saj. Pasi nuk ia doli të kalojë në fazën tjetër në edicionin e kaluar, këtë herë ajo erdhi më e përgatitur dhe e vendosur për të treguar talentin e saj.
Kiseida interpretoi këngën “Changes” nga Paloma Faith duke sjellë në skenë një performancë të fuqishme që mahniti publikun dhe jurinë. E veshur me një bluzë ku ishte portretizuar këngëtarja Dua Lipa, Kiseida mori katër “po” nga juria, duke shkuar një hap më pranë ëndrrës për të shkëlqyer në botën e muzikës.
Ky moment ishte një triumf për të por edhe një dëshmi për të mos u dorëzuar sepse ndonjëherë për të bërë realitet ëndrrat duhen më shumë se një përpjekje