Të dënuarit thirrje opozitës: Lini pas ndasitë, votoni amnistinë penale! Thirrja nga 200 të dënuar në Reç

200 të dënuar të Burgut të Reçit i janë drejtuar me një peticion deputetëve të opozitës, ku i bëjnë thirrje që të bashkojnë votat me mazhorancën për ta miratuar ligjin për amnistinë penale.

Avokati përfaqësues i tyre, Anton Kosteri në një deklaratë për mediat u shpreh se ligjvënësit duhet të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për të miratuar amnistinë.

“Për t’i bërë thirrje opinionit, por të gjithë deputetëve të Kuvendit, në veçanti deputetëve të opozitës, se rreth 200 të dënuar në burgun e Recit, u janë drejtuar deputetëve të opozitës me një kërkesë për votimin sa më parë të pr.ligjit për amnistinë. Si një zë përfaqësues i këtyre të dënuarve, më kanë kërkuar t’u parashtroj deputetëve këtë kërkesë dhe peticion, që të lënë pas çdo lloj ndasie që mund të kenë dhe të shkojnë të votojnë këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë”, tha avokati.

Theksojmë se mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur dakordësi për projektligjin, ku këta të fundit thonë se PS po përpiqet të lirojë nga burgu zyrtarët e dënuar.

Nga ligji për amnistinë penale pritet të përfitojnë afro 600 të dënuar dhe për miratimin e ligjit duhen 84 vota në parlament.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn