Tensione në Kuvend/ Noka hipën mbi tavolinë, GODET Taulant Ballën me shishe uji

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme në Kuvend. Ka qenë deputeti demokrat, Flamur Noka i cili ka goditur me shishen e ujit ministrin Taulant Balla, teksa ky i fundit ishte duke folur.

Ndonëse Garda ka ndërhyrë menjëherë duke e bllokuar deputetin Flamur Noka, ai ka arritur që të marrë një shishe uji dhe e ka hedhur në drejtim të Ballës.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi nërprerje të seancës plenare deri në qetësim të situatës.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn