Seanca në GJKKO për Veliajn, mbështetësit e kryebashkiakut të Tiranës mblidhen sërish para ambienteve të Gjykatës së Posaçme
Mbështetësit e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ashtu si gjatë gjithë ditës janë mbledhur sërish edhe pasditen e sotme para ambienteve të GJKKO-së ku po zhvillohet seanca ndaj tij, bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe 6 biznesmenëve.
Që prej orës 08:30 të mëngjesit, vijon seanca në GJKKO, e cila po zhvillohet me dyer të mbylluar.
Mësohe se Erion Veliaj gjatë seancës ka replikuar me prokurorin e çështjes, Olsi Dado. Veliaj është shprehur se Prokurori e ka personale me kryebashkiakun, pasi ka mbetur i pakënaqur me lejet e ndërtimit që ka fituar në të kaluarën.
Mësohet se Veliaj ka kërkuar që Prokurori Dado të tërhiqej nga çështja e tij.
Po ashtu burime raportojnë se gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.