UASHINGTON – Presidenti Joe Biden njoftoi të dielën se ai do t’i japë fund fushatës së tij për rizgjedhjen presidenciale, duke sjellë një përfundim të papritur dhe modest të karrierës së tij politike gjysmëshekullore, vetëm disa muaj para ditës së zgjedhjeve.
Në një letër të postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president. “Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”.
Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar menjëherë, pasi Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale për zgjedhjet në nëntor.
Trump duke folur për CNN, tha se Biden ka qenë presidenti më i keq në histori. Ai tha se nëse Kamala Harris do të jetë përballë tij, atëherë do ta ketë më të lehtë që ta mundë.