Thirret në SPAK ish-gruaja e Arben Ahmetajt, avokati i saj u njoh me aktet e dosjes

Ish-gruaja e Arben Ahmetajt është thirrur në SPAK, por se nuk i është komunikuar ndonjë akuzë.

Siç bëhet me dije nga burimet për media në vend të Mançkës, në SPAK u paraqit avokati i saj, Ermir Beta. Oficeri i BKH e informoi avokatin, që të njihet me aktet e dosjes.

Pak më parë SPAK ka përfunduan hetimet dhe u komunikoi akuzat të pandehurve, Arben Ahmetaj dhe dy bosëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Sipas SPAK, ish zv.kryeministri në arrati ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri te paluajtshme si dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Vendimi për Ahmetajn dhe të tjerët u shty.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn