Tiranë/ Ngjarje e rëndë, ndërron jetë 18-vjeçari u plagos gjatë një sherri me thika mes të rinjve/EMRI

TIRANË- Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në zonën e Shkozës në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar. 

Mësohet se viktimë ka mbetur Aurelio Dervishi. Sipas të dhënave paraprake mësohet se 18- vjeçari fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Konflikti dyshohet se ka qenë i çastit midis dy grupeve të rinjsh. Në konflikt janë përfshirë shumë persona, të paktën nga 3 në të dyja grupet. Viktima ishte pasagjer në njërën prej makinave

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn