Tragjedia në familje/ Babai plagos vajzën e më pas vret veten. Ja çfarë thonë fqinjët e familjes: Kohët e fundit…

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të dielë qytetin e Lushnjes, ku një 82-vjeçar plagosi me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare e më pas i dha fund jetës së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Tetori’ në Lushnje, ku 82-vjeçari Behar Musaku dyshohet se pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pasi plagosi të bijën, 82-vjeçari i dha fund jetës së tij, me të njëjtën armë që qëlloi 40-vjeçaren.

Fqinjët e familjes Musaku kanë folur të tronditur rreth ngjarjes së rëndë, ku babai plagosi vajzën dhe më pas vrau veten. Sipas fqinjëve Rudina Musaku punont enë Tiranë dhe vinte shpesh tek prindërit. Ajo është nënë e dy fëmijëve, të një vajze 17-vjeçe dhe një djali 14 vjeç.

Komshinjtë deklarojnë se ishin familje e mirë dhe nuk kishin shfaqur shqetësime kohët e fundit.

“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë. Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”,- treguan fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja, për TCH.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn