Ish-missi nga Kosova, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi, lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti gjatë kohës që kanë qenë bashkë.
Ajo ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, pasi shihet qartë rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/02/miss-i-1024x1024.jpg)
Këto foto Latifi i ka zbulua gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”, ku ka treguar se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar.
![](https://paprotokoll.com/wp-content/uploads/2024/02/missiiiii-1024x1024.jpg)
“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psiqike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-misi.