“Tronditet” Oscars 2024, Aktori John Cena shfaqet i zhveshur në skenë

Aktori i famshëm John Cena tronditi të pranishmit dhe miliona shikues që e ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë e “Oscars 2024” të dielën.

Ai u shfaq në skenë “lakuriq” gjatë transmetimit televiziv për të prezantuar çmimin për kostumin më të mirë.

Megjithatë, fotot e publikuara nga prapaskenat tregojnë se ai kishte veshur të brendshme speciale dhe nuk ishte totalisht i zhveshur.

Në fund Cena u bind dhe u afrua te mikrofoni. Pasi u luajt videoja e nominimeve për fituesin e mundshëm Poor Things , Cena-s iu dha një perde nga kostumografët e produksionit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn