Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Thumanë-Kashar, pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles.
Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit fillimisht u raportua për dy të plagosur.
Fatkeqësisht një nga të plagosurit, rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.