U arrestua për zhdukjen e gruas dhe 3 fëmijëve, ja ja kush është Ergys Arrazi!Edhe i vëllai i akuzuar për vrasje

Një ngjarje tragjike po aq dhe e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj janë denoncuar nga bashkëshorti, Ergys Arrazi, si të zhdukur. Ndërkohë, së fundmi një prej fëmijëve të familjes Arrazi është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna.  Ndërkohë, dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë 8 dhe 6 vjeç së bashku me nënën e tyre të kenë humbur jetën.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia e Shkodrës është ngritur në këmbë dhe ka filluar shoqërimet e para. Ergys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve është arrestuar nga blutë e këtij qyteti për tu marrë në pyetje për të hedhur më tepër dritë në këtë ngjarje

Mbiemri Arrazi nuk është një emër i panjohur për blutë e Shkodrës. Pasi vëllai i Ergus Arrazit, Edison Arrazi, është dënuar më herët për posedim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, ai ka qenë akuzuar edhe për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk rezultoi e provuar se ishte përfshirë në ngjarje.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm një peshkatar rastësisht ka gjetur trupin e pajetë të 4-vjeçarit, i cili kishte dhe shenja në fytyrë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur palombar dhe efektivët e RENEA-s, të cilët po vijojnë kërkimin për nënën dhe dy fëmijët e tjerë.

Policia ka shoqëruar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjes, ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet. Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë marrë në pyetje edhe familjarët e Alma Arrazur, nëse kanë dijeni për ngjarjen.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn