U kthye nga Anglia dhe e vrau për gjakmarrje, i riu i merr jetën 54 vjeçarit në Has

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pla të Hasit këtë pasdite, ku një 34-vjeçar, sapo kthyer nga Anglia, ekzekutoi me breshëri plumbash një 55-vjeçar, pas një konflikti të hershëm pronësie dhe dyshimeve për hakmarrje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima, Reshit Sallahu, ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur u qëllua me 8 plumba nga Ylber Jaku. Mjeti i viktimës doli nga rruga dhe u përplas në një kanal anësor, ndërsa Sallahu humbi jetën në vend.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar Ylber Jaku kishte mbërritur në Shqipëri vetëm pak orë më parë nga Anglia. Ai dyshohet se ka pritur viktimën disa metra larg banesës së tij dhe ka qëlluar menjëherë sapo Sallahu po zbriste nga makina.

Motivet e ngjarjes lidhen me një konflikt të gjatë mes familjeve për çështje pronësie, që dyshohet se është përshkallëzuar në hakmarrje. Ngjarja ka sjellë tension në komunitet, ndërsa mësohet se menjëherë pas krimit, motra e viktimës ka shkuar në banesën e autorit dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn